KINA Agim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1934, në Elbasan. Arrestuar më 1986 me akuzën agjitacion e propagandë armiqësore. Policia e çoi nga burgu në spitalin neuropsikiatrik të Elbasanit për vizitë mjekësore dhe më 8 tetor 1986 u shtrua në spital për mjekim të detyrueshëm, me diagnozën «paranoja i akuzuar për veprën penale të axhitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor.» Më 23 dhjetor 1986, doli nga spitali me vendim të gjykatës së Elbasanit. Më 1989 u arrestua përsëri dhe më 10 prill 1989, policia e çoi përsëri nga burgu në spitalin neuropsikiatrik i akuzuar «se ka zhvilluar axhitacion e propagandë armiqësore kundër Partisë e shtetit, parashikuar nga neni 55 i Kodit Penal». Diagnoza: psikoza paranoide. Doli nga spitali më 3 maj 1989. Një muaj më vonë (12 qershor) u shtrua në spital për mjekim të detyruar me vendim të gjykatës së Elbasanit me të njëjtën diagnozë si tre vjet më herët. Me vendim të gjykatës, doli nga spitali më 25 gusht 1989. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 88-89.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]