Bushi

Bushi

(latinisht: Buzus sempervirens, familja Buxaceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga gjethet dhe lëvoret, të thara, të bushit (emra të tjerë: shemshiri, pikësas, e cila është një shkurre e zakonshme në toka të thata e gëlqerore deri në 1600 m mbi sipërfaqen e detit. Droga ka veti dezinfektuese. Bushi përdoret për uljen në përgjithësi të temperaturës së shkaktuar nga pezmatimet e rrugëve të tëmthit dhe të urinës, si dhe për uljen e tensionit të gjakut; nga jashtë përdoret në podagër, në sëmundje të lëkurës dhe reumatizëm. Duhet të përdoret nën mbikëqyrjen e mjekut sepse është helmuese.

Përgatitja:
1/2 kafeje me drogë të copëtuar hidhen në një filxhan çaji me ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak, lihet derisa të ftohet, pastaj çaji kullohet, e pihet gjatë ditës në 3 doza. Në vende të freskëta dhe të thata e ruan veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Feel free to use my photos, but please mention me as the author and if you want send me a message. or (rufre@lenz-nenning.at) – Own work, CC BY-SA 3.0 at, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=26204399

[cite]