Ahu        Ahu është një pemë e lartë 40-45 metra e që jeton relativisht gjatë, 300-325 vjet. Pyjet e ahut, që quhen ahishte, rriten në vende me lartësi 2000 metra mbi nivelin e detit. Në vendin tonë, pyjet e ahut rriten në Vermosh, në Cukal, në Valbonë e në jug në Nemërçkë etj.         Kulmin e rritjes së saj bima e ahut e arrin në moshën 30-55 vjeç. Druri i ahut, për cilësitë e tij të mira, ka gjetur përdorim të gjerë në shumë degë të ekonomisë. I përmufatur me disa lëndë që quhen antiseptike dhe që e mbrojnë atë nga kalbëzimi, druri i ahut përdoret për të ndërtuar varka, rrema për varka, traversa për hekurudha, etj.; Si përdoret për të bërë edhe pajisje Të ndryshme për banesa si dritare, dyer etj.

 

Në botën e bimëve

[cite]