Angiomatoza cerebelloretinale – von Hippel-Lindau
(Term neurologjik – Mjekësia)
Angiomatoza cerebelloretinale është sëmundje e trashëguar në mënyrë autozomale-dominante që shfaqet në moshë të rritur. Këtu bëhet fjalë për një hemiangioblastomë cistike në një hemisferë cerebellare duke shkaktuar shenja cerebellare dhe të hipertensionit intrakranial. Sëmundja përfshinë edhe angiomatozën retinale të rrallë me ndryshime cistike në organet e brendshme si veshkë, pankreas dhe epididimis.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia
[cite]