Athetosis
(Term neurologjik – Mjekësia)

Baza neuropatologjike e atetozës është humbja e neuroneve në striatum, globus pallidus dhe më rrallë në talamus. Atetoza paraqitet me lëvizje të ngadalshme, irregulare të cilat kryesisht afektojnë pjesët distale të ekstremiteteve duke shkaktuar fleksion dhe ekstenzion ekstrem në nyje dhe duke marre pamje dhe pozita bizare, sidomos të duarve. Nyjet interfalangjeale munden me qene të hiperekstenzuara deri në shkallë të subluksacionit („Bayonet Finger“). Atetoza shpesh shfaqet në kombinim me chorenë si choreoathetosis. Lezionet kongjenitale ose perinatale të ganglioneve bazale (status marmoratus, status dysmyelinisatus, kernikterusi) shkaktojnë atetozë bilaterale (athétose doublé), nganjëherë së bashku me shenja tjera të dëmtimit të trurit. Choreoatetoza edhe distonia janë manifestime prominente të depozitimit të hekurit në ganglionet bazale në neurodegjenerimin e asociuar me pantetheine kinazën. Edhe lezionet fokale si infarkti mund të shkaktojnë hemiatetozë.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]