Bimët dioike dhe monoike         Bimët, sipas ndërtimit të lules, ndahen në bimë dioike dhe në bimë monoike. Bimë dioike janë, p.sh., plepi, shelgu etj. Në grupin e bimëve dioike, lulet e disa pemëve kanë vetëm pistilin, ndërsa lulet e disa pemëve të tjera kanë vetëm thekët, që përmbajnë pjalmin. Në këtë mënyrë pistili dhe thekët janë të ndarë, ndodhen në lule që lulëzojnë në pemë të ndryshme. Në këto lloje bimësh, pllenimi realizohet me anë të erës ose të insekteve, që mbartin pjalmin nga një lule dhe e shpien në vezoren e një luleje tjetër.               Lulet që kanë vetëm pistilin, quhen lule femërore, ndërsa ato që kanë vetëm thekët, quhen lule mashkullore. Në pemët dioike lulet mashkullore e femërore ndodhen në pemë të veçanta. Ndryshe ndodh te bimët monoike, si p.sh. te misri. Te këto bimë lulet mashkullore dhe femërore ndodhen në të njëjtën bimë, kështu që pllenimi i vezoreve është më i thjeshtë.

 

Në botën e bimëve

[cite]