Bimët konifere Bimët konifere quhen me këtë emër sepse i kanë gjethet, në shumicën e rasteve, të holla e të gjata, në trajtën e një koni. Në përgjithësi, bimët konifere janë bimë gjithmonë të gjelbra, d.m.th. bimë që mbajnë përherë gjethe. Por kjo nuk do të thotë se gjethet e bimëve konifere nuk bien kurrë. Në fakt, edhe gjethet e këtyre bimëve bien e dalin përsëri, por jo në të njëjtën kohë, si p.sh. në vjeshtë e në pranverë. Ato ndërrohen pak nga pak, gjatë gjithë vitit, kështu që këto bimë nuk mbeten asnjëherë të zhveshura, d.m.th. pa gjethe. Bimë konifere të njohura janë selvia, bredhi, pisha etj. Këto pemë zakonisht formojnë pyje të mëdha që veshin shpatet e maleve e që luajnë një rol me shumë rëndësi për pastrimin e ajrit të atmosferës. Zakonisht, zonat në të cilat rriten pyje me bimë konifere janë zona me klimë të shëndetshme. Në këto zona ngrihen pika turistike e shtëpi pushimi. Rrënjët e këtyre bimëve, po ashtu, duke u zgjatur e u ndërthurur në thellësi të tokës, e mbrojnë atë nga erozioni. nga gërryerja e ujërave, që zbresin me rrëmbim nëpër shpatet e maleve. Bimët konifere u shfaqën në Tokë gjatë periudhës karbonifere, qindra milionë vite më parë. Sot këto bimë paraqiten ne formën e pemëve të mëdha ose në formën e shkurreve. Ndërmjet bimëve konifere ne hasim sot bimë gjigante, si p.sh. sekuojën gjithmonë të gjelbër, që rritet në Kaliforni të Ame- rikës, dhe që arrin lartësinë deri në 100 metra. Bimë konifere janë edhe Veligtoni gjigant që e ka diametrin e trungut deri 11 metra. dhe taksodiumi i Meksikës, që e ka diametrin e trupit 16 metra dhe lartësinë 48 metra. Këto bimë gjigante kanë moshë shumë të madhe. mbi njëmijëvjeçare. dhe llogariten si bashkëkohëse të qytetërimit të lashtë egjiptian. Por ka edhe bimë konifere që janë drurë ose shkurre të vogla, ndonjëherë shkurtabiqe si dëllinjëza, një metër e lartë që rritet edhe në zonat e kullotave alpine të vendit tonë. Këto bimë kanë vlerë të madhe ekonomike, sepse u shfrytëzohet jo vetëm druri, por edhe rrëshira. Rrëshira e pishës dhe e bredhit është lëndë që përdoret në disa degë të ekonomisë. Druri i bimëve konifere ka cilësi mjaft të mira. Ai është i gjatë, i drejtë. në formë cilindrike, i lehtë dhe me veti fizike e mekanike të larta. Në sajë të këtyre cilësive, druri i bimëve konifere përdoret për të bërë anije. shtylla telefoni e telegrafi, përdoret si material ndërtimi për banesat, në industrinë kimike për të prodhuar pastë druri dhe celulozë etj.
[cite]