Bimët orobanke               Në natyrë ekzistojnë disa bimë jo të gjelbra, që nuk kanë klorofil. por që kanë një zhvillim trupor më të madh se kërpudhat. Këto bimë kanë lule, por nuk kanë gjethe, prandaj nuk janë të afta të kryejnë proceset e fotosintezës, ashtu si bimët e gjelbra. Këto bimë, megjithëse kanë një shtat të rritur. janë bimë parazite, ashtu si bakteret. myku dhe kërpudhat.    Bimë të tilla parazite janë bimët orobanke. Ato nuk kanë gjethe të gjelbra, por disa gjethe të atrofizuara, që më tepër ngjajnë si luspa se si gjethe. Këto bimë mbijnë në tokë dhe, për njëfarë kohe, zhvillohen edhe në mënyrë të pavarur. Por kjo vazhdon derisa mbarojnë rezervat ushqimore të farave. Për të vazhduar jetën, bimët orobanke zakonisht ngjiten pas rrënjëve të bimëve të tjera, me anën e disa venduzave të posaçme, dhe thithin prej tyre lëndët ushqimore që u nevojiten për të jetuar.

 

Në botën e bimëve

[cite]