Commotio Cerebri
(Term neurologjik – Mjekësia)
Lëndimet e lehta traumatike të trurit zakonisht karakterizohen me humbje të shkurtë, tranzitore të vetëdijës që në rastet normale nuk zgjasin më shumë se disa minuta dhe nganjëherë përcjellen me një periudhë të konfuzionit. Periudhat e amnezisë antero- dhe retrograde janë të shkurta. Kokëdhimbja, marramendja, nauzea dhe nganjëherë vjellja janë shpesh shoqëruese të commotios në fazën e hershme. Një ekzaminim standard neurologjik nuk tregon deficit. Përpara është menduar se commotio nuk shkakton dëmtim struktural të trurit, por RM shfaq dëmtim difuz axonal në disa pacient. Nganjëherë pacientët vuajnë nga kokëdhimbjet persistente posttraumatike.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia