Defektet e fushës vizive

Defektet e fushës vizive
(Term neurologjik – Mjekësia)

Defektet e fushës vizive mund të jenë monookulare ose binokulare. Defektet monookulare shakaktohen nga lezionet unilaterale të retinës ose nga lezionet parciale të nervit optik, ndërsa ato binokulare nga lezionet unilaterale të rrugës vizive nga kiazma optike e tutje. Nëse një defekt binokular i fushës vizive përfshinë një fushë të caktuar në dy sytë p.sh. anën e djathët e fushës vizive në dy sytë atëherë quhet defekt homonim i fushës vizive. Një lezion në traktin e djathët optik, trupin geniculate lateral të djathët, radiatio optike të djathët ose korteksin viziv të djathët do të shkaktoj hemianopsi homonime të majtë. Një lezion në radiatio optike ose në korteksin viziv mund të afektojë vetëm ndonjë pjesë te tyre duke shkaktuar quadrantanopsi homonime ose skotomë homonime. Lezionet në kiazmën optike prodhojnë defekte heteronime të fushës vizive, shumica e këtyre lezioneve afektojnë fibrat dekusante që vijnë nga gjysma nazale e dy retinave duke shkaktuar hemianopsi bitemporale ose quadrantanopsi bitemporale. Defektet e fushës vizive shkaktohen zakonisht nga iskemia ose traumat dhe defekti shfaqet papritmas, ndërsa nëse defekti shfaqet me progres të ngadalshëm atëherë duhet dyshuar në ndonjë tumor. Shumica e pacientëve nuk e dallojnë defektin. Tumoret e hipofizës shkaktojnë hemianopsi bitemporale, ndërsa infarktet e a.cerebri posterior shkaktojnë hemianopsi homonime ose quadrantanopsi të sipërme të njërës anë, ndërsa te a.cerebri media kemi quadrantanopsi homonime të poshtme.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]