Dionea mizëkapëse Dionea e quajtur mizëkapëse është një bimë mishngrënëse. Edhe kjo bimë i kap insektet me anën e gjetheve të saj, por jo ashtu si drosera. Gjethet e kësaj bime, në pjesët e tyre skajore, janë më të gjera dhe përbëhen nga dy flegra. Këto flegra hapen e mbyllen si flegrat e midhjes pa dhëmbë ose si fletët e një libri. Faqet e këtyre flegrave janë të pajisura me rrugëza të holla shumë të ndjeshme. Kur një insekt i prek, ato mbyllen menjëherë dhe e kapin atë brenda tyre.
Kur trupi i insektit është tretur nga veprimi i lëngjeve tretëse dhe pasi bima ka përvetësuar pjesët e buta të insektit. dionea mizëkapëse hap përsëri flegrat, hedh jashtë pjesët e ngurta të patretshme të insektit. si krahët. këmbët etj.. dhe qëndron në gatishmëri, pret ndonjë vizitor tjetër. Dionea mizëkapëse vepron njëlloj si ndaj insekteve, ashtu edhe ndaj lëndëve proteinore. si p.sh. ndaj të bardhës së vezës. ndaj mishit të pazier etj. Është e habitshme, por flegrat e saj nuk reagojnë fare kur preken nga sende të tilla si p.sh. nga kokrra rëre, nga copa letre etj., që nuk kanë vlerë ushqyese për të.