Diskinezia tardive
(Term neurologjik – Mjekësia)
Tek sindromet e diskinezisë tardive bëjnë pjesë diskinezia orolinguale, buccolinguale ose diskinezia tardive klasike, distonia tardive dhe akathisia taridive. Shpesh simptomet e para paraqiten me ndaljen e parë të një terapie. Përkohësisht mund të largohet diskinezia me përdorim të përsëritur të bllokatorëve të receptorëve dopaminergjik, por prapë se prapë duhet të ndërpritet terapia. Tipike janë pengesat me lëvizje të gojës dhe gjuhës me kafshim, grimasa, ngrënja me gojë hapur dhe zhurëmshem, lëvizjet e gjuhës dhe nxerrja jashtë e gjuhës (fly catchers tongue), lëvizje të duarve (luajtja e pianos në qiell), të pelvikut dhe pengesa në frymëmarrje. Distonia tardive duhet diferencohet nga format idiopatike. Nga distonia tardive më shumë preken meshkujtë e ri, tek të cilët shfaqet ngë Retrocollis dhe një distoni axiale. Nëse edhe 5 vite pas ndërprerjës së substancës kauzative diskinezia nuk largohet, atëherë kemi të bëjmë me çrregullim irreverzibil të lëvizjës. Terapia është e vështirë. Tek të sëmurët psikiatrik, të cilët janë të varur nga neuroleptikët, duhet dhënë neuroleptik atipik si Olanzapin, Risperidon pse Clozapin. Për terapi të sëmundjës jepën Tiaprid, Trihexyphenidyl, Tetrabenazin, Lithium dhe Clonazepam.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia