Emërtimi i baktereve     Sipas formës që kanë, bakteret marrin emra të ndryshëm: kur kanë formën e një rruzulli quhen kokë; kur kanë formën e një purteke të zgjatur quhen bacile dhe, kur . marrin formën e një spiraleje, thirren spirile. Bakteret, të çfarëdo forme qofshin, shtohen me një shpejtësi të habitshme, në sajë të ndarjes së tyre, sepse çdo bakter, kur arrin njëfarë madhësie, ndahet në dy pjesë.

Bakteret që kanë formën e një purteke, pra bacilet, kur ndodhen në fazën e sporit, arrijnë të durojnë edhe mjetet e sterilizimit. Kështu, p.sh., bacilet që shkaktojnë plasjen, durojnë mirë temperatura deri mbi 100°C; ata ngordhin vetëm në temperaturën 140°C. Këto bacile durojnë gjithashtu temperaturën -130°C.

Në botën e bimëve

[cite]