Helmimet hemolitike   Këto lloj helmimesh shkaktohen kryesisht nga disa lloje kërpudhash të gjinisë amanite, që njihen me emrat shkencorë Alanita phalloides dhe Amanita verna. Por duhet të përmendim se ka edhe lloje të tjera të kësaj gjinie që janë kërpudha helmuese.     Shenjat e helmimit hemolitik shfaqen me vonesë. 10-30 orë pasi është ngrënë kërpudha helmuese, d.m.th. kur helmi i kërpudhës është thithur plotësisht nga organizmi, Gjatë helmimeve hemolitike preken të gjitha organet e trupit si edhe sistemi nervor, por më tepër preken mëlçia e zezë dhe veshkat. Nëse nuk merren masa, njeriu nga helmimet hemolitike mund të vdesë brenda 3-10 ditëve.

 

Në botën e bimëve

[cite]