Hematoma epidurale

Hematoma epidurale
(Term neurologjik – Mjekësia)

Hematomat epidurale zakonisht shkaktohen nga shqyerja traumatike e një arterie durale shpesh e a.meningea media. Shqyerja vet vjen si pasojë e një frakture temporoparietale, por mund të shfaqet edhe pa fakturë. Mbledhja e gjakut është në mes periosteumit dhe dura mater. Hemorragjia arteriale mund të shkakton kompresion të trurit shume shpejtë. Një pacient komatoz si pasojë e një kontuzioni të trurit mund të mos zgjohet më nga koma, për shkak të zhvillimit të një hematome epidurale pas aksidentit. Hematoma shkakton herni që bën kompresion në n.oculomotor dhe shkakton dilatim të pupillës ipsilaterale, ndërsa hemipareza shfaqet në anën e kundërt. Nëse dyshohet në hematomë, CT duhet bërë, RM jo pasi që zgjatë më shumë dhe në këto raste nuk kemi kohë. Hematoma zakonisht shfaqet si zonë hiperdense, bikonvekse që është mprehtësisht e demarkuar nga indi përreth. Hematoma duhet të largohet menjëherë për të prevenuar herni të trungut truror dhe kështu vdekje.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]