Glioblastoma multiforme

Glioblastoma multiforme
(Term neurologjik – Mjekësia)

Glioblastoma multiforme paraqet 30% e tumorëve primar të trurit dhe është tumor neuroepitelial shumë malinj. Shpesh me rritje multifokale dhe shpërndarje përmes hapësirave të likuorit. Tumori vendosët në hemisferat e cerebrumit shpesh me rritje bilaterale përmes corpus callosum “Glioma Fluturë”. Për shkak të vaskularizimit të madh shpesh vjen te gjakderdhjet (glioma apoplektike). Mosha që preket më shume është mes 40 – 60 vjeçare dhe atë te meshkujtë dy herë më shpesh se te femrat. Simptomatika karakterizohet nga kokëdhimbja, ndryshimi i personalitetit dhe veçori psiqike. Me progres shfaqen simptome lokale, kriza të hipertensionit intracerebral dhe eventualisht sulme epileptike. Simptomet zhvillohen shpejt brenda disa javëve. Në CT dhe RM shihet lezion në hemisferë i jo i kufizuar mirë, me dendësi të ndryshme dhe edemë të dukshme perifokale, shpesh me nekrozë qendrore. Resekcioni makroskopik vlenë të provohet vetëm te lokalizimi i mirë. Duhet bërë rrezatimi me 60 Gy dhe të merren citostatikë si Temozolamid. Prognoza është e keqe edhe me terapi zgjatet jeta vetëm për 6 muaj. Vdekja mesatarisht vjen pas 12 muajve.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]