Kërpudha barbuqe Kur një spor i kësaj kërpudhe arrin të mbijë në një tokë që ka lagështirë, fillon të prodhojë nje fijëz të hollë dhe të brishtë. Kjo fije e hollë nis e zhvillohet në sajë të ushqimit që thith nga lëndët bimore që ndodhen në tokë e që janë në shpërbërje e sipër. Këto fijëza më pas, duke u rritur. degëzohen e shtrihen brenda në tokë. Zhvillimi e rritja e tyre vazhdon disa javë. derisa formohet miceli, trupi i kërpudhës. Mbi micelin. mbi këtë grumbull fijëzash, dalin disa trupa të vegjël në formën pothuaj të një rruzulli. Këta nuk janë gjë tjetër veçse karpoforet. që mbartin sporet e kërpudhës. dhe që, duke u zmadhuar, dalin mbi sipërfaqen e tokës. Në fillim pjesa që del mbi sipërfaqen e tokës është e madhe sa një kokërr lajthie. Por, më pas, ajo fillon të zhvillohet e të zgjerohet, të rritet shumë shpejt derisa formon atë që quhet «kapelë e kërpudhës» dhe që ka formën pak a shumë të një ombrelle të hapur, me diametër 10-18 cm. Në faqen e poshtme të kapelës së kërpudhës barbuqe vihen re disa petëza te vendosura vertikalisht dhe të rreshtuara si rrezet e një rrote rreth e rrotull skajit të sipërm të këmbëzës. Këto kanë ngjyrë të zezë dhe këtë ngjyrë e mbajnë deri në fund. ndërsa pjesa e sipërme e kapelës së kërpudhës barbuqe, që ka ngjyrë më të çelët, me kohë nis të errësohet, derisa gradualisht ajo merr ngjyrën e errët të tokës.