Kungulli Disa perime kultivohen për frutin e tyre. Të tilla bimë perimore janë kungulli, pjepri, shalqini, domatja, patëllxhani, speci e shumë të tjera. Fruti është organi i bimës që përmban farat. Disa perimeve, si p.sh. pjeprit, shalqinit etj., u hahet vetëm pjesa mishtake e frutit dhe jo farat; por ka edhe perime të cilave u hahet fruti së bashku me farat, si p.sh. domatet, kastravecat etj. Sot në botë kultivohen varietete të ndryshme kungulli. Të gjithë kungujve u hahet pjesa mishtake, që mbështjell farat dhe që përbën frutin e vërtetë të këtyre bimëve. Fruti i kungullit përmban lëndë sheqerore, vitaminë C dhe pak proteina. Ka një varietet kungulli, të quajtur piteron, që ka dalë nga kryqëzimi i kungullit me pjeprin; ky varietet përmban në sasi të lartë lëndë sheqerore dhe është shumë i ëmbël. Me frutin e kësaj bime gatuhen byrekë dhe ëmbëlsira. Birna e kungullit kultivohet në shumë krahina të vendit tonë.