Monoplegjia me atrofi muskulare

Monoplegjia me atrofi muskulare
(Term neurologjik – Mjekësia)

Kjo është më e shpeshtë se forma pa atrofi. Mospërdorimi i gjatë i njërit ekstremitet mund të shpie në atrofi, por zakonisht jo deri në atë shkallë qysh paraqitet atrofia si pasojë e motoneuronit të poshtëm (atrofi e deinervimit). Në atrofinë e mospërdorimit, reflekset janë të ruajtura, gjithashtu edhe transmisioni nervor. Me denervim të muskujve mund të kemi fascikulime të dukshme dhe humbje të reflekseve. Nëse muskuli është vetëm parcialisht i denervuar atëherë përpos fascikulimeve shfaqën edhe fibrillacione.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]