Monoplegjia pa atrofi muskulare

Monoplegjia pa atrofi muskulare
(Term neurologjik – Mjekësia)

Kjo paraqitet më së shumti nga lezionet e korteksit cerebral. Vetëm rrallë shfaqet si rezultat i një lezioni subkortikal që pengon rrugët motorike. Një lezion cerebro-vaskular (infarktim trombotik ose embolik) është shkaktari më i shpeshtë, mirëpo efektin e njejtë mund ta kenë edhe një tumor ose abces. Një lezion i vogël kortikal mund të paralizoj vetëm gjysmën e dorës apo edhe vetëm një thu. Skleroza multiple ose tumoret e palcës kurrizore mund të shkaktojnë dobësi të një ekstremiteti, zakonisht të këmbës. Monoplegjia si pasojë e një lezioni të motoneuronit të sipërmë zakonisht shoqërohet me spasticitet, reflekse të rritura dhe shenjën Babinski.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]