Myshqet              Myshqet janë bimë pothuajse fare të vogla e të buta, që shtrihen në sipërfaqen e shkëmbinjve ose të zonave me lagështirë si qilima të gjelbër. Ato janë të përhapura në të gjitha zonat e botës dhe hasen edhe në krahina shumë të ftohta. Por më tepër myshqet i takojmë nëpër pyje, në toka që mbajnë lagështirë, në shkëmbinj, në trungjet e pemëve të vjetra etj.    Fijëzat e holla, nga të cilat janë të përbëra myshqet, në skajin e tyre të sipërm kanë një si kapsollë që përmban sporet. Myshqet, ashtu si edhe pjesa më e madhe e bimëve të thjeshta, shtohen me anë të sporeve.

 

Në botën e bimëve

[cite]