Mosha e një druri            Çdo dru i ri, në vitin e parë të jetës së tij, formon trungun, që në prerje ka formën e një rrethi dhe që mbështillet nga lëvorja. Në vitin e dytë, mbi këtë rreth të parë. vendoset një i dytë; kështu me radhë, druri i ri çdo vit formon një shtrat shtojcë, në formë rrethi, që vendoset nën lëvore dhe mbi rrathët e tjerë. Në këtë mënyrë, sasia e këtyre rrathëve na jep moshën e drurit.               Për të gjetur moshën e një druri mjafton që të presim për së gjeri trungun e tij e të numërojmë rrathët që janë formuar. Sasia e rrathëve do të na tregojë moshën e tij. Drurët e llojeve të ndryshme kanë jetëgjatësi të ndryshme. Ka pemë drusore që jetojnë disa dhjetëra ose edhe disa qindra vjet. Por ka edhe pemë që jetojnë disa mijëra vjet.

 

Në botën e bimëve

[cite]