Nervi optik II
(Term neurologjik – Mjekësia)
Disturbanca vizuele mund të shkaktohen nga lezionet e retinës apo të lidhjeve të saj me korteksin viziv. Varësisht nga etiologjia, disturbanca mund të jetë e mprehtësisë vizive (deri te humbja totale e shikimit) ose e fushës vizive. Lezionet e retinës dhe nervit optik çrregullojnë mprehtësinë vizive, ndërsa lezionet e kiazmës optike dhe komponentet distale të rrugës vizive (nga trakti optik deri te korteksi viziv) shkaktojnë defekte të fushës vizive.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia
[cite]