Nervi trigeminal V
(Term neurologjik – Mjekësia)
Nervi trigeminal është përgjegjës për inervim somatosenzorik të lëkurës së fytyrës, ballit dhe shume membranave mukozale të fytyrës dhe kokës. Gjithashtu ka fije motorike që inervojnë muskujtë e mastikacionit. Kështu lezionet e këtij nervi shkaktojnë deficite senzorike dhe paralizë të muskujve mastikator. Nervi trigeminal ka 3 degë, n.ophtalmicus (V1), n.maxillaris (V2) dhe n.mandibularis (V3). Nëse pacienti hap gojën, nofulla devijon në anën e paralizuar. Lezionet nukleare të n. trigeminal janë të lokalizuara në pons dhe medullë dhe vijnë zakonisht si pasojë e proceseve vaskulare, encefaliteve, një fokusi të sklerozës multiple ose ndonjë procesi ekspanziv (glioma, syringobulbia). Nervi poashtu mund të afektohet në pjesën periferike të rrugës së tij nga tumoret, ndikimet toksike ose mekanike, por gjithashtu si komponentë e poliradikulitit kranial.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia