Neurinoma
(Term neurologjik – Mjekësia)

Neurinomat janë tumore beninje. Neurinoma akustike përbën 6 – 7% të gjithë tumorëve primst të trurit. Tumori niset nga pjesa vestibulare e n.vestibulocochlear. Shumë rrallë shfaqen neurinoma të n.trigeminus ose n.hypoglossus. Neurinoma akustike rritet ngadale në drejtim të cerebellumit. Mosha që preket më shume është 40 – 50 vjeçare, femrat preken pak më shumë. Klinikisht fillon me hypacusis me rrallë me tinitus dhe dështim të n.vestibular. Me progres shtohet humbja e sensibilitetit të dy degëve të para të n.trigeminus, pareza faciale dhe nystagmus në anën e afektuar. Eventualisht shfaqen kokëdhimbje okcipitale, simptome cerebellare dhe „vestibular tilt“ (koka mbahet nga ana e prekur). Në rëntgen dhe CT shihet zgjërimi i porus acusticus internus, në likuor rriten proteinat. Në RM vërehen edhe neurinomat e vogla intrakanalikulare. Operacioni rekomandohet në fillim. Me operacion komplet vjen deri te shërimi. Varësisht nga madhësia e tumorit rezultojnë në 40 – 70% anacusis dhe në 10% parezë faciale.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]