Neuriti vestibular

Neuriti vestibular
(Term neurologjik – Mjekësia)

Neuriti vestibular paraqet humbje akute të funksionit vestibular që mund të vijë si pasojë e një numri të madh të mekanizmave patogjenike, ku ndër më të shpeshtat që bëjnë pjesë janë infeksionet virale. Pacienti papritmas përjeton një vertigo akute rotatore me nauze, vjellje dhe rrëzim në anën e organit të sëmurë vestibular. Çdo lëvizje e kokës e bën vertigon më keq dhe kështu pacienti qëndron i shtrirë dhe i qetë. Ekzaminimi tregon një nystagmus spontan me rrahje horizontale në drejtimin e kundërt me lezionin me komponentë rotatore. Nystagmusi bëhët më i shprehur nëse pacienti shtrihet në anën e afektuar, por me fiksim viziv mund të largohet. Vertigo shpesh tërhiqet brenda disa ditëve, rrallë brenda disa orëve.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]