Panxhari              Edhe bima e panxharit i grumbullon lëndët ushqyese në rrënjët e saj. Kjo bimë perimore përdoret sot kryesisht për prodhimin e sheqerit. Sot në vendin tonë panxhari dhe sidomos panxharsheqeri kultivohet gjerësisht.                Ekzistojnë disa lloje panxhari. Ndër to. më i përhapuri është panxharsheqeri, që përmban deri 20 për qind e më tepër lëndë sheqerore. Por ekzistojnë disa lloje panxhari që përdoren si bimë foragjere, për ushqimin e kafshëve, si dhe disa lloje panxhari të quajtura panxhar-sallatë, që përdoren për të përgatitur sallata të shijshme e ushqyese.

 

Në botën e bimëve

[cite]