Paraliza periodike hiperkalemike

Paraliza periodike hiperkalemike
(Term neurologjik – Mjekësia)

Paraliza periodike hiperkalime është sëmundje autosomale-dominante e kanalit të natriumit me manifestim në dekadën e parë dhe dytë. Simptom kryesor është paraliza e përkohshme me rritje të kalciumit në serum. Ataqet zgjasin nga 1 orë deri ne 2 ditë dhe shfaqen në qetësi pas ngarkesës fizike ose te mungesa e marrjes së karbohidrateve. Frymëmarrja mund të jetë shume e kufizuar. Shfaqen parestezi të lehta, ndërsa fascikulimet e ekstremiteteve janë shprehje e ekscitimit të rritur të nervave periferik si pasojë e hiperkalemisë. Me progres mund të shfaqet një miopati proximale. Terapia gjatë atakut bëhet me karbohidrate (glukozë 2gr/kg), lëvizje të lehta, diuretikë të tiazideve ose inhalim të Salbutamolit (aktivizon pumpën Na/K). Profilaksa bëhet me Hydrochlorthiazid.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]