Petalet e luleve               Petalet dhe nënpetalet e luleve ndryshojnë shumë nga një varietet në tjetrin. Kështu petalet e nënpetaiet e bimëve të ndryshme të familjes së saleporeve ndryshojnë shumë ndërmjet tyre për sa i përket ngjyrës dhe formës. Te luleshurdha, të pesë petalet janë të bashkuara dhe formojnë një mbështjellje luleje të verdhë, që mban brenda pistilin dhe të pesë thekët, ndërsa nënpetalet, që ndodhen nga ana e jashtme e kësaj mbështjelljeje, janë të përziera me qime në ngjyrë të bardhë.  Shumë interesant paraqitet ndërtimi i petaleve te lulja e akujlexhës. Kjo lule i ka petalet të pajisura me një shpor, ndërsa nënpetalet e kupës kanë të njëjtën ngjyrë që kanë edhe petalet e kurorës.                Akujlexha është një bimë barishtore dythelbore, që rritet në zonat me klimë mesatare të Hemisfërës së Veriut. Ajo përdoret si bimë zbukurimi, mbillet në lulishte e në parqe, sepse periudha e lulëzimit të luleve të saj zgjat shumë. Kjo bimë kultivohet lehtë, është e qëndrueshme, por duhet pasur kujdes se është bimë helmuese.

Në botën e bimëve

[cite]