Pjalmimi i bimëve           Pjalmimi i bimëve është dukuria, në bazë të së cilës pjalmi, që ndodhet në «pjalmore» të thekëve të lules, pllenon vezoren, që ndodhet në pjesën e poshtme të pistilit. Pjalmimi ka një rëndësi. të madhe biologjike në jetën e bimëve, sidomos pjalmimi i kryqëzuar, që ndihmon zhvillimin dhe ruajtjen e llojeve.   Shpesh pjalmimi i bimëve, kur lulet mashkullore dhe ato femërore ndodhen në pemë të ndryshme, ndihmohet nga faktorë të tillë si p.sh. nga era, nga uji, nga insektet etj. Ato bimë që pjalmohen me anë të erës quhen bimë anemofile, që do të  thotë «bimë mikesha të erës»; bimët që pjalmohen me ndihmën e ujit quhen  bimë hidrofile, që do të thotë «bimë mikesha të ujit»; ndërsa bimët që pjalmohen me anën e insekteve quhen bimë entomofile, që do të thotë «bimë mikesha të insekteve» (nga fjala greqisht entomos që do të thotë insekt).

Në botën e bimëve

[cite]