Sëmundjet e medullës spinale
(Term neurologjik – Mjekësia)
Medulla spinale është komponentë e sistemit nervor qendror që lidhë trurin me nervat periferik. Përbëhet nga substanca e bardhë që është rrugë që lidhet nga truri lartë deri në periferi për fije dhe substanca e përhimtë që paraqet një sistem intrinsik neuronal që përbëhet nga:
● interneuronet p.sh. rrugët refleksive,
● motoneuronet në brinjët e përparëm, axonet eferente e të cilave udhëtojnë për në nerva periferik,
● neuronet somatosenzorike në brinjët dorsal (edhe pse shumica e neuroneve sensitive janë të lokalizuara jashtë medullës spinale në ganglionet bazale),
● neuronet senzorike nociceptive në brinjët e pasëm dorsal që pranonjë dhe transmetojnë impulse kryesisht nga fijet e dhimbjës dhe temperaturës
● neuronet autonomike në brinjët lateral. Sëmundjet e medullës spinale, si dhe ato të trurit, mund të jenë traumatike, vaskulare, neoplastike, paraneoplastike, infektive, inflamatore, metabolike, endokrine, toksike ose degjenerative hereditare. Manifestimet klinike të lezioneve varën nga niveli dhe përhapja, pavarësisht nga etiologjia.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia