Shumimi i bimëve me zhardhok               Jo të gjitha bimët shtohen me anë të farave. Disa bimë shumohen me anë të një pjese të kërcellit nëntokësor të tyre. Një bimë e tillë është p.sh. tulipani. Kjo bimë ka një kërcell nëntokësor të formuar mirë, që përbëhet nga një pjesë qendrore e rrethuar me luspa leshtake, të vendosura rreth njëra-tjetrës. Ky kërcell i formuar në këtë mënyrë, që quhet zakonisht qepë ose zhardhok; përmban saçi të mjaftueshme lëndësh ushqimore. Qepa e këtyre bimëve, po të mbillet, jep një bimë të re që lulëzon brenda një kohe shumë të shkurtër. Me këtë mënyrë shumohen edhe disa bimë të tjera, si p.sh. pambuku, zymbyli etj.        

Edhe bima e patates shtohet me anën e zhardhokut. Në të vërtetë pjesa që ne hamë nuk është gjë tjetër veçse zhardhoku i bimës, pra një kërcell nëntokësor, ndërsa sythet e kokrrës së patates janë gonxhet e bimës. Pikërisht me anën e këtij zhardhoku ose me pjesën e tij që ka të paktën një syth, shumohet bima e patates. Çdo pjesë e zhardhokut përmban rezerva ushqimore të mjaftueshme që sythi përkatës të mbijë, të zhvillohet e të japë bimë të re.

 

Në botën e bimëve

[cite]