Sindroma Parkinson

Sindroma Parkinson
(Term neurologjik – Mjekësia)

Parkinsoni është sëmundje degjenerative e sistemit nervor qendror që çrregullon funksiont motorike, të folurit dhe karakterizohet nga tremori, akinezia dhe rigjiditeti. Incidenca e Parkinsonit është 100 në 100.000 persona dhe prek të dy gjinitë njejtë. Numri i të sëmurëve shtohet pas moshës 60 vjeçare, ndërsa në 70% të rasteve simptomi inicial është tremori. Në 75% të rasteve bëhet fjalë për sindromën idiopatike të Parkinsonit. Simptomet e Parkinsonit paraqiten edhe te sëmundjet degjenerative multisistemike si Parkinson-Plus-Sindromë si p.sh. te pareza progresive supranukleare, atrofia multiple sistemike dhe çrregullimi ortostatik (përpara sindroma Shy-Drager). Për sindromë sekondare të Parkinsonit flitet kur shkaktari i ndonjë sëmundjeje tjeter që ka gjenezë metabolike, toksike apo inflamatore shkakton edhe sindromë të Parkinsonit. Si sindromë pseudoparkinson konsiderohen sëmundjet që imitojnë sindromën e Parkinsonit si encefalopatia subkortikale aterosklerotike, traumat e kokës dhe trurit, hidrocefalusi komunikas dhe tumorët frontal të trurit. Baza për shfaqjën e sindromës idiopatike të Parkinsonit është mungesa e dopaminës, sidomos në substantia nigra, pra përfshinë rrugët dopaminergjike në mes substantia nigra dhe striatumit. Histologjikisht vërehet një humbje e neuroneve nigrostriatale dopaminergjike. Biokimikisht vjen deri te një mosbalancim në mes të acetilkolinës (nucleus caudatus) dhe antagonistit dopaminës (substantia nigra), pra në mes sistemit kolinergjik dhe dopaminergjik. Deficiti i dopaminës është përgjegjës për simptomet minus si hipo- dhe akinezia, çrregullimet e reflekseve posturale, ndërsa mbizotërimi kolinergjik për simptomet plus si tremori dhe rigori. Tipi akinetik-rigjid karakterizohet me një qëndrim të përkulur me duar të lakuara dhe flektuara, me reduktim të lëvizjeve të duarve gjatë ecjës dhe me hapa të vegjël. Reflekset posturale janë të dëmtuara me tendencë për prodhe retropulsion dhe rrezik për rrëzim. Te pengesat si pragu i derës apo shkallët paraqitet “freezing” një ngrirje me pamundësi totale për të lëvizur, ndërsa te frika paraqitet hiperkinezia paradoksale me një lëvizshmëri shumë të mirë të përkohshme. Gjatë ditës vjen deri te ndryshimet sa i përket lëvizshmërisë. Simptome tipike janë hipomimia me fytyrë si maskë yndyrore për shkak të shtimit të seboresë, disartria me një mënyrë monotone të të folurit, e keqartikuluar dhe hipofone (palilali). Refleksi glabellar humbet. Forma akinetike-rigjide ka një prognozë jo të mirë afatgjate. Te tipi me dominancë të tremorit, tipari kryesor pra është tremori gjatë qetësisë dhe bëhet fjalë për një tremor agonist-anagonist tipik, që shtohet gjatë shqetësimeve dhe pakësohet gjatë lëvizjeve të qëllimta dhe gjatë gjumit. Te ky tip fillimi i sëmundjës përfshinë vetëm një anë. Prognoza afatgjatë është e mirë. Tek tipi ekuivalent janë simptomet kardinale si tremori, rigori dhe akinezia për nga intensiteti i ekspresivitetit gati njejt. Tek pengesat autonome përcjellëse bëjnë pjesë seborea, disfunksioni erektil, pengesa në zbrazje të vezikës urinare, probleme gastrointestinale (hipersalvacion, disfagi, obstipacion), çrregullim ortostatik dhe pengesa në frymëmarrje. Për vënjën e diagnozës përveç akinezisë si simptom kryesor duhet të jetë i pranishëm edhe minimumi një simptom kryesor si tremori, rigori, çrregullimi i reflekseve posturale. CT dhe RM shërbejnë për të përjashtuar arsye simptomatike të Parkinsonit, pra diagnoza vëhet me anë të pasqyrës klinike.
● L-Dopa dhe inhibitor të dekarboksilazës Carbidopa veprojnë në akinezi, rigor dhe çrregullime autonome, por jo në tremor,
● Dopaminagonistet: Ergot si Bromocriptin dhe Pergolide apo jo- Ergot Ropinirol dhe Pramipexol,
● Amantidin është antiviral, antagonist i NMDA, jepet parenteral te krizat akinetike,
● Mao-ß-Inhibitorë: Rasagilin dhe Selegilin ngadalësojnë metabolizmin e dopaminës,
● CoMT-Inhibitorë: Tolcapone dhe Entacapone inhibojnë katabolizmin e L-Dopës jashtë trurit, kështu që zakonisht si terapi jepet Entacapone + L-Dopa + Carbidopa.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]