Sindroma cerebellare
(Term neurologjik – Mjekësia)
Sëmundjet cerebellare shpiejnë në pengesa të koordinimit, simptom i të cilave është ataxia. Mund të bëhet fjalë për ataxi të ekstremiteteve me lëvizje dismetrike dhe hipermetrike si dhe dysdiadochokinezia ose një ataxi e hecjës, të qëndrimit në këmbë ose të trungut. Ataxike quhet lëvizjet, që kanë përmasa të gabuara pra lëvizjet nuk mund të kryhen siç planifikohen (Dysmetri), vjen deri te lëvizjet e tejkaluara (Hypermetri). Lëvizjet që alterojnë shpejtë nuk janë të mundshme (Dys- ose Adiadochokineza) si luajtja e pianos. Në qofte se një muskul aktivizohet kundër një rezistence dhe nëse rezistenca largohet papritmas, atëherë vjen deri te inervimi i vonuar i antagonistit, i cili do të duhej të frenonte lëvizjën (Rebound-Fenomeni pozitiv). Shpesh këto fenomenene përcjellen me hipotoni muskulare. Simptomet unilaterale shfaqen ipsilateralisht ka ana e lezionit. Tek lezioni i vermisit vjen deri te ataxia e trungut me pasiguri gjatë uljës dhe qëndrimit në këmbë. Ataxia në këmbë tregohet mirë me testin e Romberg-ut, ku pacienti rrin me sy mbyllur në një vend dhe zgjatë duart përpara. Nëse fillon të ecë pacienti, ai nuk është në gjendje të hec drejtë. Në testin Unterberger pacientit i thuhet me sy mbyllur të shkelë me forcë, dhe tek pacientët me sëmundje cerebellare vjen deri te një devijim nga ana e lezionit. Simptome tjera cerebellare janë disartria me pauze në vende të gabuara (të folurit e skaduar), tremori intensional dhe shkrimi me hov të madh (makrografia). Nystagmusi mund të jetë në drejtim të shikimit, vertikal poshtë ose lartë (Down-beat- ose Up-beat-nystagmus) ose në formë luhatje, ku njëri sy shikon lartë, tjetri poshtë dhe kështu ndërrohen (See-sawnystagmus).
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia