Sindromi Benedikt

Sindromi Benedikt
(Term neurologjik – Mjekësia)

Sindromi Benedikt është pasojë e një lezioni në tegmentum të pjesën mediale të mesencefalonit. Shkaqet janë të ngjajshme me ato që ndikojnë në paraqitjën e sindromës Weber, pra kryesisht infarkte, më rrallë hemorragji, tumore apo tuberkuloza. Sindroma Benedikt shfaqet me parezë ipsilaterale të n.oculomotor duke përfshirë edhe inervimin e tij parasimpatik dhe kështu karakterizohet me ptozë dhe midriazë. Si pasojë e përfshirjës së rrugës kortikospinale dhe nucleus ruber vjen deri te hemipareza kontralaterale dhe tremori kontralateral. Afektimi i pedunculus superior cerebellar shpien në ataxi kontralaterale.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]