Sindromi Parinaud
(Term neurologjik – Mjekësia)
Sindroma Parinaud shfaqet si pasojë e lezioneve në tectum të pjesës dorsale të mesencefalonit. Shkaktarët përgjegjës janë të llojllojshëm duke filluar nga tumoret e ventrikulit të tretë, infarkti, malformacionet arteriovenoze, skleroza multiple, aneurizmat e mëdha në fossa crani posterior, trauma dhe sëmundje metabolike si Wilson, Niemann-Pick apo edhe te AIDS. Sëmundja afekton nukleuset e n.oculomotor duke shkaktuar shumë simptome si retraksion patologjik i palpebrës (shenja Collier) si pasojë e hiperaktivitetit të m.levator palpebrae superior. Me progres të sëmundjës akomodimi pamundësohet, pupillat dilatohen dhe nuk reagojnë në dritë, por konstriktohen në konvergjencë. Sëmundja gjithashtu karakterizohet nga paraliza supranukleare e shikimit lartë, mirëpo lëvizja e kokës sipër pasivisht mundëson shikimin. Gjatë tentimit për të shikuar lartë vjen deri te nystagmusi konvergjent.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia