Sindromi Weber
(Term neurologjik – Mjekësia)
Sindromi Weber shfaqet si pasojë e lezioneve në pedunculus të pjesës anteriore të mesencefalonit. Shkaqet e lezioneve zakonisht janë infarke, më rrallë hemorragji, tumore apo skleroza multiple. Infarkti i mesencefalonit vjen si pasojë e okluzionit të degëve paramediane të a.cerebri posterior ose arterieve që dalin nga bifurkacioni basilar. Lezioni zakonisht është unilateral dhe afekton disa struktura në mesencefalon duke përfshirë rrugët kortikospinale dhe kortikobulbare dhe fijet nervore të n.oculomotor. Lezioni i substantia nigra shkakton parkinsonizëm kontralateral. Fijet e afektuara të rrugës kortikospinale shkaktojnë hemiparezë kontralaterale dhe shenja tipike të përfshirjës së motoneuronit të sipërm. Dëmtimi me të cilin ballafaqësohet rruga kortiobulbare prodhon vështirësi me muskujtë kontralateral të poshtëm facial dhe me funksionin e n.hypoglossus. Fijet e n.oculomotor që janë të afektuara shpiejnë drejt parezës ipsilaterale të n.oculomotor që klinikisht vërehet me ptozë dhe midriazë të theksuar që nuk reagon në dritë.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia