Sistemi i rrënjëve të pasme

Sistemi i rrënjëve të pasme
(Term neurologjik – Mjekësia)

Proceset centripetale të ganglioneve pseudounipolare spinale, që paraqesin neuronin e parë senzorik dhe që i shërbejnë sensibilitetit epikritik bartin informacione nga dy exteroreceptorë, sensi taktil – stereognosis dhe vibrimit – pallestezia dhe proprioceptorëve – sensi i pozitës. Ata kalojnë nëpër rrënjët e pasme të medullës deri te nucleus gracilis dhe nucleus cuneatus të medullës, këto nukleuse medullare përmbajnë neuronet e dyta senzorike, axonet e të cilave formojnë lemniscusin medial që shkon drejtë në talamus. Lezionet që afektojnë sistemin e rrënjëve të pasme dëmtojnë modalitetet somatosenzorike të “rezolucionit të lartë” pra vjen deri te humbje e aftësisë për të njohur objektet në prekje (astereognosia) dhe dëmtimi i diskriminimit të dy pikave (two-point discrimination), dëmtimi i sensit të vibrimit (pallhypesthesia ose pallanesthesia) dhe dëmtim i sensit për pozitë (kinesthesia), qëndrimi dhe ecja jostabile (ataksi spinale) si pasojë e mungesës së feedbackut proprioceptivë sa i përket pozitës dhe lëvizjeve të kokës, trungut dhe ekstremiteteve.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]