Sistemi thalamikokortikal
(Term neurologjik – Mjekësia)
Aksonet e neuroneve të dyta senzorike të dy sistemeve përfundojnë në nukleuset talamike që përmbajnë neuronet e treta të sistemit somatosenzorik. Këto neurone dërgojnë axonet e tyre përmes pjesës së pasme të kapsullës interne në korteksin primar somatosenzorik në gyrus postcentralis dhe në fushat e asociuara përreth. Kështu neuronet e treta i takojnë të ashtuquajturit sistemit talamikokortikal. Lezionet e këtij sistemi shkaktojnë deficite kontralaterale hemisenzorike, që zakonisht afektojnë të gjitha modalitetet somatosenzorike.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia
Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Sistemi thalamikokortikal," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/sistemi-thalamikokortikal.