Statusi epileptik
(Term neurologjik – Mjekësia)
Statusi epileptik është një sulm i zgjatur i pandërprerë epileptik ose sulme multiple që shfaqen shpejtë pa ndonjë nderprerje. Pacientit nuk i kthehet vetëdija ndërmjet sulmeve. Gjatë sulmeve toniko-klonike ekziston një gjendje e metabolizmit të rritur cerebral dhe e kërkesës së rritur për oksigjen dhe një ulje e efektshmërisë respiratore me cianozë. Nëse sulmet paraqiten në intervale të shkurta, rritja e acidozës metabolike dhe edema e trurit e qojnë pacientin në një komë. Edhe në rast se prevenohet hipoksia dhe acidoza metabolike, vetë sulmi mund të shkaktojë dëmtime permanente të trurit, nëse zgjatë më shumë se 1 orë (si konsekuencë toksike ndaj lirimit të tepërt të neurotransmiterëve ekscitator). Statusi epileptik ka një shkallë të lartë të mortalitetit dhe tek të mbijetuarit mbesin crregullime kognitive dhe fizike. Mjekimi bëhet me dhënjen e benzodiazepineve p.sh. diazepam i.v. 10-20mg e vazhduar me phenytoin i.v. (me pika) ose valproat (i.v. push tani pika). Nëse sulmi nuk ndërpritet brenda 40 minutave, pacienti duhet intubuar dhe ventiluar dhe të futet në komë artificiale me barbiturate si thiopental ose propoful. Tek statusi absence pacienti ka vetëdije, por është konfuz ose si i përgjumur me sjellje të papërshtatshme. Ipet clonazepam i.v. 2-4mg. Për vërtetimin e diagnozës së sulmeve epileptike përdoret EEG, ku shfaqen potenciale në formë të thepisur si „spike“. Për shumë sulme ka mostra karakteritike të EEG-së, p.sh. valët poli-spike te epilepsia mioklonike juvenile. – Valproat (acidi valproik): është zgjedhja e parë tek epilepsitë idiopatike me absence, juvenile mioklonike dhe Grand-Mal. – Lamotrigin: vepron si monoterapi tek format fokale dhe të gjeneralizuara – Barbituratet (Phenobarbital, Primidon): mund të përdoren si alternativë tek epilepsitë idiopatike me absence – Ethosuximid: tek epilepsitë absence të izoluara – Carbamazepin dhe Oxcarbazepin: janë medikamentet e zgjedhjes për epilepsi fokale dhe simptomatike – Phenytoin: Epilepsitë simptomatike ( ka shumë efekte anësore) – Gabapentin: mund të përdoret si monoterapi te epilepsitë fokkale – Benzodiazepinet (Lorazepam, Diazepam): përdoret si terapi parenterale tek rastet akute sidomos tek statusi epileptik – Vigabatrin: West Syndrome – Felbamat: Lennox-Gastaut
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia