Traumat e medullës spinale

Traumat e medullës spinale
(Term neurologjik – Mjekësia)

Lezionet traumatike të medullës spinale vijnë zakonisht si pasojë e frakturave dhe dislokimeve të shpinës që shkaktojnë zhvendosje të fragmenteve ashtrore dhe/ose disqeve intervertebrale. Medulla spinale gjithashtu mund të kompresohet nga ndonjë gjakderdhje traumatike në kanalin spinal ose kompresioni direkt traumatik.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Traumat e medullës spinale," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/traumat-e-medull%c3%abs-spinale.