Trungu truror
(Term neurologjik – Mjekësia)
Trungu truror është rrugë kaluese e shumë rrugëve të sistemit nervor të cilat shtrihen këtu ngushtë në një hapësirë të dendur. Të gjitha projektimit motorike dhe somatosenzorike në drejtim të periferisë dhe nga periferia kalojnë në trungun truror, disa prej tyre këtu kryqëzohen (dekusohen). Trungu truror përmban shumë nukleuse si të gjitha nukleuset motorike somatike dhe viscerale si dhe senzorike të nervave kraniale nga III deri XII. Dy nukleuse të trungut truror i takojnë sistemit ekstrapiramidal, nucleus ruber dhe substantia nigra. Nga nukleuset e formacionit retikular gjenden qendra rregullatore vitale autonome që kontrollon funksionet kardiovaskulare dhe respiratore si dhe nukleuset e sistemit ascendent aktivizues retikular që dërgojnë impulse aktivizuese në korteksin cerebral e që janë esenciale për mbajtjën e vetëdijës. Pasi që në trungun truror gjenden një numër i madh i strukturave të rëndësishme neurale, në pasqyrë klinike mund të shfaqet një varietet shumë i madh. Varësisht nga shenjat klinike përcaktohet niveli i lezionit në njërin nga segmentet si mesencefalon, pons apo medullën oblongate. Lezionet ndahen në fokale dhe lezione në prerje tërthore (cross-sectional).
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia