Tumorët intramedullarë ependimoma
(Term neurologjik – Mjekësia)
Tumori më i shpeshtë intramedullar që nisen nga ependima e kanalit central. Lokalizimi i preferuar është pjesë cervikale dhe torakale, te forma papullare pjesa më e preferuar është Filum terminale. Shpesh paraqiten kalcifikime. Mosha e manifestimit është 30-40 vjeçare. Simptomatologjia karakterizohet nga çrregullimet e disociuara të sensibilitetit, parezat atrofike në nivel të lezionit dhe paraparezë spastike.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia
Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Tumorët intramedullarë ependimoma," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/tumor%c3%abt-intramedullar%c3%ab-ependimoma.