ADILI Aliko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Alarup të Korçës. Më 19 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi si «kriminel lufte». Për këtë arsye, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Rrethit të Pogradecit vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Gazeta Zyrtare, nr. 69, 30 qershor 1948, fq. 5.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]