(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 5 korrik të vitit 1904, në fshatin Velçan të Korçës. Më 2 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi fajtor si «eksponent të Ballit Kombëtar», që «ka sabotuar luftën Nacional-Çlirimtare» dhe që «ka bërë propagandë në popull për t’i futur në radhët e Ballit Kombëtar», dhe e dënoi me 20 vjet privim lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 20 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 511.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]