AGOLLI Seladin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 23 nëntor të vitit 1929, në fshatin Moçan të Korçës. Më 11 mars 1954, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për «dhënie ndihme të gjithanshme diversantëve», dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtës elektorale si dhe heqjen e medaljes. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 521.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]