AGOLLI Tahir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 prill të vitit 1932, në fshatin Starovë të Pogradecit. Më 13 dhjetor 1967, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me njëzetë vjet heqje lirie, me konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë. U arrestua sërish, dhe më 29 janar 1987, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me dymbëdhjetë vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 397.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]