AHMETAJ Seit Ethem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 29 maj të vitit 1966, në fshatin Zerec të Korçës. Më 13 shtator 1988, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes mbetur në fazën e përgatitjes» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar). Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 4 tetor të po atij viti. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 423.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]