AHMETI Adem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Krej-Reç. Më 25 tetor të vitit 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi si armik të popullit, sepse «ka strehue kriminelat e luftës, ka sabotue punët e pushtetit dhe asht mundue të ngjalli pa kënaqësira e urrejtje karshi Pushtetit». Për këtë arsye, më 18 janar të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Shumbatit urdhëroi konfiskimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]