AHMETI Bektash
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 12 mars të vitit 1880, në fshatin Rabije të Tepelenës. Më 11 korrik 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor si «antar në grupin e organizuar kundër pushtetit» dhe për «fajin e agjitacionit e propagandës», dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe humbjen e së drejtës elektorale për një vit kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 6 gusht 1949. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 545.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]